-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sa vlen Fredi Beleri? Nxehen “gjakrat” në studio: Ore ti do më fusësh në kurth mua?!

Kryesoret

Arrestimi i Fredi Belerit ka futur raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë në një krizë diplomatike. Spiralja e krizës mund të thellohet akoma më shumë në vijim, pasi Athina ka vendosur veton për hapjen e kapitujve të negociatave për Tiranën.

Sekretari i organizatës “OMONIA” Marin Suli i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” kërkoi që qeveria të heqë dorë nga presionet politike dhe të lejojë Fredi Belerin që të betohet në krye të bashkisë.

Zotin Beleri nuk e zgjodhëm ne, por sondazhet e nxorën favorit dhe ai fitoi zgjedhjet. Në sondazhe, Beleri ka qenë kandidat i opozitës së bashkuar. Nuk mund të kishte sondazh amator, por me emra konkretë realë me njerëz të respektuar.

Bashkia ka kryetar, që është i burgosur politik me vullnet të kryeministrit të vendit. Sa herë afrohen seancat gjyqësore, kryeministri del dhe flet nga 4-5 fjali për Belerin. Flet për flagrancë, por Fredi Beleri u arrestua sapo kishte ngrënë bukë” tha ai.

Për gazetarin Sokol Dema kjo çështje është e zgjidhur. “Në momentet e para kur ka marrë mandatin e kryetarit të bashkisë ka pasur një debat nëse duhet të lejohet ose jo, por janë të qarta rregullat se kur jepet leja për të dalë nga paraburgimi dhe nuk përfshihet kërkesa për të dalë për të bërë betimin.

Para disa ditëve ka pasur një vendim të gjykatës së Lartë, që autoriteti që mund të japë një vendim të tillë është gjykata e Posaçme. Mendoj se edhe këtë herë, si më parë, nuk do të ketë një lejim për të shkuar për t’u betuar” tha ai.

Shkëlqim Hajdari tha se ky është një rast atipik që tregon se ka hapësira ligjore dhe kjo lë vend për interpretimin që në fund do i zgjidhë gjykata. “Në rastin e zotit Beleri drejtësia po funksionon. Janë bërë të gjitha ankimimet në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Të arrijmë në përfundimin që Greqia, të çojë në nivelet e një përplasje kaq të madhe të një çështje që nuk zgjidhet as me betimin dhe as masën e sigurisë, por me gjykimin në themel, nëse do të marrë apo jo mandatin” tha ai.

Pjesë nga debati në studio;

Shkëlqim Hajdari: Zotëria ka bërë fushatë shtëpi më shtëpi, ka mbaruar halle, bamirësi. Nuk është vepër penale bamirësia, unë e di. Jam prokuror i vjetër. Kjo është situatë shumë delikate.

Marin Suli: Nuk dua të lë të gabosh…

Shkëlqim Hajdari: Orë do të më dëgjosh mua ti, se nuk më fut mua në kurth ti se jam prokuror i vjetër.

Marin Suli: Kjo është çështje tërësisht politike. Ore mos më trego moshën mua se nuk më komplekson.

Shkëlqim Hajdari: Rri i qetë.

Marin Suli: Shumë i qetë jam.

Shkëlqim Hajdari: Të kam parë edhe në studio të tjerë.

Marin Suli: Mua? Rrofsh faleminderit.

Shkëlqim Hajdari: Ky zotëria (Fredi Beleri) është në ndjekje penale. Këtu do të jemi ne. Nëse zotëria do të deklarohet fajtor, Marini këtë punë do të thotë prapë. Politikë do të thotë. Kështu do të thotë. Ndërsa unë nëse do të marrë pafajësi do të them “bravo, kjo është drejtësia”.

Marin Suli: Duke parë provat është jo e paragjykuar, por një paçavure. Dëshmitari kyç në çështje ndërroi dëshminë në seancë dhe u detyrua prokurorja që mos e dëgjoni dëshmitarin se kur erdhi në SPAK nuk ka dhënë këtë përgjigje dhe ky njeriu që është dënuar tre katër herë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit