Një 20-vjeçar shqiptar ka vdekur në Austri, sipas mediave. Ai dyshohet se ishte hajdut makinash. Sipas mediave u arratis nga postblloqet e policisë të dielën dhe u hodh në lumë. Ekipet e shpëtimit kanë mundur fillimisht të nxjerrin shqiptarin pa ndjenja nga uji i ftohtë por më pas vdiq në spital.
“Është ende e paqartë pse 20-vjeçari u largua me shpejtësi nga një ndalesë e policisë në Bavarinë fqinje me makinën që ishte raportuar e vjedhur. Policia nuk ka dashur të konfirmojë zërat se bëhej fjalë për një kontrabandë emigrantësh që udhëtonin ilegalisht. Ky është subjekt i hetimeve, tha të hënën një zëdhënëse e policisë së Salzburgut.
Shqiptari ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës në spitalin universitar të Salzburgut. Prokurori publik ka urdhëruar kryerjen e autopsisë. I dyshuari u kap të dielën në Bavari pak pas orës 11 të mëngjesit dhe u largua me shpejtësi me makinë mbi Walserberg për në Austri.
Automjeti u pa në Tenneck. Aty shqiptari përplasi një makinë policie, ia mbathi, u ngjit mbi breg, u hodh në lumë dhe notoi në bregun tjetër. Kur pa më shumë oficerë policie atje, ai u hodh përsëri në lumë dhe u largua shpejt.
Pak më vonë, rreth 100 polumbarë, zjarrfikës dhe efektivë policie kanë mundur ta gjejnë 20-vjeçarin në ujë dhe ta tërheqin drejt bregut, por vdiq në spital” shkruajnë mediat austriake.