-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

111 vite Pavarësi! Ngrihet flamuri në Vlorë

Kryesoret

Shqipëria shënon sot 111 vjetorin e Pavarësisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit që përkujtohet çdo vit me krenari e patriotizëm nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke e shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

Paraditen e sotme festimet nisën nga sheshi i Flamurit në Vlorë. Presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i bashkisë së qytetit bregdetar dhe prefekti ishin në ceremoninë e ngritjes së flamurit me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë.

Në ceremoninë e vendosjes së luleve nga personalitetet e shtetit nuk munguan qytetarët edhe pse Shqipëria është zgjuar me një mot të keq. Festimet më pas do të vazhdojnë nga Vlora në Tiranë me paradën e madhe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit