-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

28 Nëntori/ UÇK-ja dhe Adem Jashari, Osmani: Flamuri kuqezi na bashkon

Kryesoret

28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Gjithashtu komandanti legjendar Adem Jashari sot po të ishte gjallë do të festonte ditëlindjen e 68-të. Ai ka lindur më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt. Ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz me rastin e 28 Nëntorit.

Osmani u shpreh se në këtë ditë po festohen tri festa, Dita e Flamurit, ditëlindja e komandantit Adem Jashari dhe dalja e parë në skenë e UÇK-së.

Kjo ditë, tha ajo, na e kujton çmimin e lartë të lirisë dhe sakrificat që janë bërë ndër shekuj, madje tha se kjo ditë duhet të jetë ditë reflektimi për atë që kanë bërë të gjithë heronjtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit