-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Dua lekët”! Ky është i riu që u mor peng në Durrës për 6 mijë paund

Kryesoret

Tre persona Iljaz Kotorja, Geri Cani dhe Jurgen Delia janë arrestuar sot në Durrës për shkak se akuzohen se morën peng një 30-vjeçar, Blerim Hanku nga Paskuqani. Dyshohet se bëhet fjalë për një borxh të vjetër jashtë shtetit në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Lirimi i të riut u bë sipas policisë për 30 minuta. Blutë e Durrësit kanë publikuar edhe pamjet e momentit kur ndalohen tre autorët në rrugë. Sipas policisë autori kryesor i pengmarrjes dhe personi që u mor peng janë të dy të dënuar më parë në Britani për krime në fushën e narkotikëve.

Por si ndodhi ngjarja?

Shërbimet e Policisë u njoftuan se tre persona kishin marrë peng një të ri dhe po lëviznin në zonën e plazhit, në drejtim të Shkozetit. Policia i ndoqi dhe u bëri pritë duke i bllokuar në rrugë. Nga kontrolli rezultoi se pengu ishte brenda.

“Nga veprimet e para hetimore rezultoi se Blerim Hanku ishte marrë dhe mbajtur pa dëshirën e tij, në automjetin tip “BMW X5”, nga Iljaz Kotorja 27 vjeç, banues në Paskuqan, Geri Cani 26 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës dhe Jurgen Delia 29 vjeç, banues në lagjen nr.14 Shkozet, Durrës.

Këta tre shtetas po e kërcënonin Blerim Hankun për t’iu dhënë shumën 6 000 paund, të cilën Iljaz Kotorja pretendonte se ia kishte detyrim Blerim Hanku për një çështje droge në kohën kur të dy këta shtetas kryenin dënimin për narkotikë, në shtetin britanik, në të njëjtën qeli burgu” njofton policia.

VIDEO-E kapën e futën në “BMW”! Policia u bëri pritë, si ndodhi pengmarrja në Durrës?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit