Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, para nisjes së seancës për presidentin, deklaroi se LDK-ja e konsideron që ky është show njëpartak që nuk i shërben interesave të Republikës dhe se nuk do të marrim pjesë në senacën e thirrur për çështjen e Presidentit.
“LDK-ja dhe këtu flas në emër të gjithë deputetëve të LDK-së e konsideron që ky show njëpartiak nuk i shërben interesave të Republikës dhe në këtë drejtim nuk marrim pjesë në show të tillë. Le ta marrin si të dëshirojnë ta marrin, por kjo është e vërteta”, tha Abdixhiku.
Ndërkohë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se punimet do të rinisin në orën 23:00 fiks një dorë para se të skadojë afati kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Nëse deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kosova do të shkojë në zgjedhje.









