Tre persona të maskuar dhe të armatosur grabitën një argjendari në Kamëz, ku vodhën rreth 1 kg flori.
Në lidhje me këtë ngjarje ka folur dhe pronarja e argjendarisë.
Mësohet që ajo të ketë thënë se njëri nga hajdutët ka pasur dialekt jugor.
3 grabitësit besohet se kanë ardhur nga Fushë Kruja dhe më pas janë larguar në drejtim të Laknasit.
Një tjetër detaj është se targat që kishin vendosur në automjetin tip BMW X6, i përkasin një automjeti tjetër tip Hyundai.
Grabitet argjendaria në Kamëz, hajdutët i hipën BMW-së dhe ia mbathën me bizhuteritë