Në orët e para të ditës së sotme ka ndodhur një shpërthim në Tiranë. Sipas policisë rreth orës 05:00 është marrë njoftim se në rrugën “Sali Butka” në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga Armand Xhaferraj 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.