Në “grupin e ferrit” emocionet nuk munguan aspak.
Milani pësoj një disfatë të thellë në shtëpi 1-3 nga Dortmund, duke lënë kuqezinjtë në vendin e fundit në Grupin F.
Giroud humbi një rast të pastër nga pika e bardhë e penalltisë që në minutën e 5-të, duke dëshpëruar jo pak vendasit.
Nëse nuk shënon do të pësosh, penalltia këtë herë kaloj në radhët e Dortmund dhe kapiteni Reus nuk gaboj.
Italianët gjetën barazimin me Chukweze i cili gjeti një gol fantastik në fund të pjesës së parë duke barazuar shifrat në 1-1.
Pjesa e dytë pa vetëm Dortmund, me gjermanët që shënuan dhe dy herë të tjera duke marrë një fitore me shumë vlerë e cila i kualifikon automatikisht.
Barazimi 1-1 në Parces des Princ, midis Parisit dhe Newcastle mban ende në garë kuqezinjtë për kualifikim.
Situatë aspak e qet dhe për Parisin dhe anglezët e Newcastle, francezët falënderuan një penallti në minutën e 98-të të kthyer në gol nga Mbappe.
Ndrëkohë Newcastle gjeti golin në pjesën e parë me Isak, një barazim i cili i rri ngushtë anglezëve, pasi tani mbajnë vendin e 3-të në grup me 5 pik, një më shumë se Milan, me të cilët do të luajë dhe sfidën e fundit në grupe.
Përballja PSG-Dortmund pritet të jetë gjithashtu vendimtare.
Barcelona siguroj gjithashtu kualifikimin falë një fitoreje 2-1 përball Portos.
Për katalanasit shënuan Cancelo dhe Joao Felix, Porto gjeti golin me Pepe.
Sfidat e luajtura sot:
Lazio-Celtic 2-1
Shakhtar-Antwrp 1-0
AC Milan- Dortmund 1-3
Barcelona-Porto 2-1
Feyenord-Atl.Madrid 1-3
Man.City-Leipzig 3-2
PSG-Newcastle 1-1
Young Boys-Cre.Zvezda 2-0