Misioni i SHBA-së në NATO në një reagim në profilin zyrtar ka thënë se NATO është duke marrë hapa të kujdesshëm për t’u siguruar se KFOR-i ka forcat e nevojshme për të përmbushur mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara në mënyrë të paanshme.
“Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i ka dhënë mandat KFOR-it më 1999 të ketë një mision paqeruajtës neutral”, thuhet në reagim.