Tre banorë të fshatit Prodan në Kolonjë kanë rrezikuar mbytjen në ujërat e përroit Prodan. Te tre personat po udhëtonin me një mjet fuoristradë me të cilin kanë tentuar të kalojnë në ujin e rrëmbyer të lumit.
Për shkak të prurjeve të shumta, mjeti ka mbetur i bllokuar në rrjedhën e lumit. Banorët e fshatit kanë lajmëruar shërbimin zjarrfikës të bashkisë te cilët ndihmuan banorët e bllokuar në mjetin e tyre që të dalin nga lumi.