Sekretari amerikan i shteit Antony Blinken ka bërë një reagim pas takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s që u mbajt për 2 ditë në Bruksel.
Blinken tha se u diskutua se si mund të ndihmohet Ballkani Perëndimor.
“Ne folëm për shumë tema në terren gjatë takimit të ministrave të Jashtëm, nga pritshmëritë tona në Samitin e Washingtonit vitin e ardhshëm, në mënyrat se si mund të thellojmë partneritetin tonë me Ukrainën, deri tek mënyra se si mund të ndihmojmë në mbështetjen e të ardhmes euroatlantike të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Blinken në platformën “X”.
Gjithashtu rikujtojmë se një ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu se do bëhet çfarëdo nevojitet për stabilitetin e rajonit.