-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti ndaloi serbët të votojnë në Kosovë, BE: Keqardhje!

Kryesoret

Bashkimi Evropian deklaron se vendimi për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë nuk është në përputhje me frymën e dialogut, parimin e mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve jo shumicë dhe ndërtimin e besimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një përgjigje për “Kohën”, zëdhënësi i Komisionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano tha se BE rekomandon që të rifillojë praktika për të lejuar serbët e Kosovës të votojnë brenda vendit gjatë zgjedhjeve parlamentare serbe të 17 dhjetorit.

Sipas tij është thelbësore që votuesit serbë me të drejtë vote që banojnë në Kosovë, të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore.

Me keqardhje konstatojmë se praktika e vendosur e lejimit të serbëve të Kosovës që të votojnë në Kosovë për zgjedhjet parlamentare serbe me lehtësimin e OSBE-së nuk u lejua sërish nga autoritetet e Kosovës. Si rezultat, votuesit serbë do të duhet të udhëtojnë në qytetet e Serbisë jugore për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 17 dhjetorit.

Ky vendim nuk është në përputhje me frymën e Dialogut, parimin e mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe ndërtimin e besimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. BE-ja rekomandon rifillimin e praktikës së vendosur për të lejuar serbët e Kosovës të votojnë në Kosovë gjatë zgjedhjeve parlamentare serbe të 17 dhjetorit, me lehtësimin e OSBE-së”, thuhet në përgjigjen me shkrim të BE-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit