-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arbnor Muja flet për Europianin: Viti 2024 do të jetë kaos nga shqiptarët, do kalojmë grupin

Kryesoret

Arbnor Muja ka treguar për pritshmëritë e tij me Kombëtaren shqiptare në Euro 2024.

Kombëtarja jonë arriti të siguronte kualifikimin e dytë në historinë e saj në Kampionatin Europian, ndërsa këtë herë pritet një ekip shumë më i fortë dhe i “pjekur” se ai i vitit 2016, me synim kryesor kalimin e grupit.

Muja ka thënë se trajneri Sylvinho ka kërkuar që të kalohet grupi pasi nuk do të shkojnë si turistë në Gjermani, teksa shton  se viti 2024 do të jetë kaos pasi shqiptarët do ta pushtojnë shtetin gjerman.

“Qysh tani kam marrë qindra mesazhe nga familjarë, shoqëri e njerëz që i njoh për bileta. Gjermania do të pushtohet nga shqiptarët dhe do të jetë një kaos total, aq sa do të jenë në stadium aq do të mbeten edhe jashtë pasi sigurisht që numri do të jetë shumë i madh”, tha Muja për Telegrafin.

“Ne nuk do të shkojmë si turistë në Gjermani. Pasi kemi fituar grupin në kualifikime, tani synimi i të gjithëve është që të kalojmë edhe grupin në Euro 2024”, deklaroi ylli nga Mitrovica

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit