Një shofer ka humbur kontrollin e makinës së tij dhe është përplasur me shtyllën.
Aksidenti ka ndodhur në rrugë Hoxha Tasim, Tiranë.
Siç raportohet nga vendngjarja shoferi i makinës tip “Smart” ka humbur kontrollin dhe nuk ka mundur të shmangi përplasjen e cila ka lënë vetëm dëme materiale.
Shkak mendohet të jetë dhe shpejtësia mbi kufirin e lejuar në këtë rrugë.
Nuk raportohet të ketë të plagosur rëndë, ndërkohë aksidenti ka shkaktuar një trafik të rënduar për disa minuta në këtë zonë.