-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: T’i përvishemi kësaj diktature dhe fitoren tonë s’e ndal forcë në botë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar nga Kamza qytetarët që t’i bashkohen aksionit opozitar për ti qëndruar përballë qeverisë.

Berisha tha se beteja e nisur nga deputetët i ka dhënë sukseset e para, por kjo mund të shumëfishohet tha ai nëse bashkohen edhe qytetarët anembanë Shqipërisë.

“Ne e nisëm betejën në Parlament dhe ju ne patë se ajo pati sukseset e para, por ju garantoj se ai sukses i Parlamentin do të shumëfishohet kur të ngrit Kamza, Tirana, Gjirokastra, Kukësi, Tropoja dhe mbarë Shqipëria.

Nuk duhet të ngurojmë, duhet të përmbysim sa më shpejt betejën sepse çdo muaj që kalon më poshtë zbresim, më të shtypur bëhemi, më të varfër.

Koha është sot, thirrja është sot më shumë se kurrë, të organizohemi, të ngrihemi ti përvishemi kësaj diktature dhe ju garantoj se nuk ka forcë në botë që të na ndalë nga fitorja nuk ka dhe nuk mund të ketë,” tha Berisha ndër të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit