Mëngjesin e sotëm ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur në Gjykatën e Posaçme ku është duke u zhvilluar gjyqi kundër tij për çështjen Gërdeci.
Kjo është hera e parë e Mediut, që është paraqitur në seancat ndaj tij, që prej nisjes së procesit. Nga shpërthimi i ndodhur në fabrikën e municioneve humbën jetën 26 persona.