-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama zemërthyer për vdekjen e Kissinger: Lamtumirë bos

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim lidhur me ndarjen nga jeta të Henry Kissinger, ish-sekretar amerikan i shtetit dhe ndërmjetësi i lartë diplomatik i SHBA-së gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të.

“LAMTUMIRË BOS

Librat Tuaj i mbeten njerëzimit si pasuria e paçmueshme e një eksperience dhe urtësie të rrallë, e do të jenë në dispozicion të kujtdo sot e gjithmonë, që do të dojë të aftësohet mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe gjeopolitikën; balancat mes fuqive dhe realizmin politik në ruajtjen e paqes e në projektimin e rrugëdaljeve nga konfliktet ndërshtetërore; të menduarit strategjik dhe perspektivën afatgjatë të politikës së jashtme; rolin e shkencës joekzakte të historisë dhe rëndësinë e talentit të individit kur duhen marrë vendime përballë mjegullës së të nesërmes… Mua personalisht do të më mbetet edhe mirënjohja për kohën e çmuar që më kushtuat bujarisht, duke më dhuruar një ndër bisedat më të bukura që mbaj mend.

U prehshi në paqe Dr.Kissinger”, ka shkruar Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit