-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy të vrarë brenda pak orëve, çfarë dihet deri tani? (E plotë)

Kryesoret

Tronditet Prishtina. Dy persona u vranë mbrëmjen e së mërkurës brenda pak orëve. Fillimisht një grua, që dyshohet se u qëllua për vdekje nga hajdutët dhe më pas një i moshuar që dyshohet se u qëllua me thikë nga dhëndri.

Gruaja e cila mbeti e vdekur nga të shtënat me armë zjarri është Liridona Murseli.

Në rastin e grabitjes, sipas mediave të Kosovës, viktima e identifikuar si Liridona Murseli është bashkëshortja e Naim Murselit, ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit kur mbante detyrën e Presidentit të Kosovës.

Dyshohet se ajo u vra me armë zjarri nga hajdutët, të cilët u zunë priten teksa ajo së bashku me familjen e saj po udhëtonin me veturë. Viktima është nënë e dy fëmijëve.

Në rastin e dytë 52-vjeçari Ali Kosova  dyshohet se u vra pasi u godit me thikë nga dhëndri i tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Leave a Reply

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit