-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë dihet deri tani/ Burri shpëtoi veten dhe fëmijët, gruan ia vranë në makinë

Kryesoret

Një rast tragjik ndodhi sonte, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, ku u vra gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët ua morën gjësendet dhe më pas shtënë me armë, duke lënë të vdekur Liridona Murselin, 33-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo ngjarje tronditi gjithë familjen Murseli dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit.

Sipas informacioneve të para, Murseli ka deklaruar se i ka dëgjuar vetëm krismat dhe asgjë nuk ka parë në momentin kritik, kur dyshohet se ia qëlluan gruan me armë zjarri.

Ndërkohë Sinjali ka mësuar edhe detaje të tjera për dy të dyshuarit, të cilët arritën të ikin nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që lokacioni ku ndodhi krimi tashmë është rrethuar me shirita.

Kjo situatë e tmerrshme dyshohet se e detyroi Murselin që t’i largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri.

Këto janë vetëm disa nga detajet që Museli i ka rrëfyer para Policisë dhe sipas informacioneve që janë mbledhur deri më tani pistat pritet të zgjerohen dhe nuk do të hetohet vetëm versioni i Murselit.

Lajmin e ka konfirmuar Policia dhe ka njoftuar se trupi i pajetë u gjet brenda veturës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Leave a Reply

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit