Fatmir Mediu dëshmoi sot për gjyqin në themel që po zhvillohet për Gërdecin. Ish-ministri i Mbrojtjes në vitin 2008 kur ndodhi tragjedia me 26 viktima dha versionin e tij duke deklaruar se ka përgjegjësi morale, për të cilën kërkoi falje, por jo penale.
Tha se nuk ka ndikuar tek askush për Gërdecin, “e kam përcjellë gjithçka tek strukturat ushtarake. Unë nuk jam ushtarak”.
Njëri nga dëshmitarët në gjyq deklaroi se urdhrin për lëvizjen e municionet e kishte marrë nga “shefi i madh” referuar Fatmir Mediut.
Shkresa për Shkëlzenin? Mediu 7 orë gjyq: S’e dija ku binte Gërdeci, e zgjodhi shtabi
“Çdo ministër…Ju kapni disa momente. Po ju marr një moment tjetër. Një nga gjeneralët që ka qenë dhe ka punuar me mua më mbrapa, kur u pyet për marrëdhëniet me mua, tha se “nuk i kam ndërhyrë askujt”.
“20/40”-ta që thotë dëshmitari, është urdhri për daljet e municioneve që i bën vetëm ministri i Mbrojtjes, sipas ligjit të qeverisë Nano. Ministri nuk ka as më shumë dhe as më pak të zbatojë vendimet e qeverisë. Ministri nuk është marrë me kalibrat, nuk është ushtarak” tha ai.
Por cilat ishin detyrat e tij? “Detyra e ministrit ka qenë ngritja e komisionit për çmimin, kategorizimin dhe procedurat, marrëdhënia me kompaninë. Secili ka pasur funksionet e tij. Ka dy struktura në ministrinë e Mbrojtjes, civile dhe ushtarake” tha ai.
“Mua më kanë hetuar në Europë dhe Amerikë dhe nuk është asnjë kontakt të Famir Mediut me ata që bënin demontimin” përfundoi ai.
“Në shpirtin tim rëndon”! Mediu kërkon ndjesë për “Gërdecin”: Vetëm përgjegjësi morale