-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Do ketë protesta dhe mosbindje që s’janë parë deri më sot

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën për shtyp me gazetarët tha se nuk ka një vendim që protestat të fillojnë në datë 8 dhjetor, por paralajmëroi se kur të fillojnë nuk do të ketë më kthim pas.

Berisha u shpreh se protestat do të kenë formën e mosbindjes civile, që ciç u shpreh ai, Shqipëria nuk i ka parë ndonjëherë.

“Nuk një vendim të tillë, por protestat kur të fillojnë nuk do ndalojnë. Beteja pa kthim, që do të thotë nuk do ndalojnë. Nuk do jenë protesta të zakonshme, do jenë protesta të mosbindjes civile që Shqipëria nuk ka njohur deri në sot” u shpreh Berisha.

Sipas tij revolta është duke “vluar” në shpirtin e çdo shqiptari, dhe se janë qytetarët ata që do thonë fjalën e tyre.

“Sot revolta po zien në shpirtin e çdo shqiptari. Sot më shumë se kurrë, imagjinata e shqiptarëve punon për mosbindjen civile.

Parlamenti është bërë shembulli më i gjallë, më frymëzues, më magjepsës i të gjithë atyre që janë të vendosur të angazhohen në një betejë pa kthim për përmbysjen e këtij regjimi banditesk” tha Sali Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit