-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maldini: Cardinale më kërkoi Championsin por më shkarkoi, nuk donte as Leaon me Theon

Kryesoret

Largimi legjendës Paolo Maldini nga klubi i Milanit ishte një befasi e madhe në fillim të këtij sezoni.

Për këtë çështje është rikthyer të flasë dhe ikona e kuqezinjve, i cili në një intervistë për Repubblica, akuzon ashpër Cardinale-n, ku zbulon dhe prapaskenat e shkarkimit të tij.

“Ai kërkonte që unë të fitoja Champions, por kishte vendosur prej kohësh të më shkarkonte. Ai erdhi dhe më tha që unë dhe Massara jemi të shkarkuar duke u justifikuar se kishim raport të keq me Frulanin, ndërkohë që unë me të jam takuar vetëm një herë dhe kemi shkëmbyer katër mesazhe. Mu kërkua të ndërtoja një plan për të fituar Champions League. Unë e bëra këtë plan me Massara dhe me një mik konsulent, ia dërguam, por nuk morën kurrë një përgjigje”.

Ish drejtori sportiv i Milanit përmendi dhe disa marrëveshje të ngelura pezull pas shkarkimit të tij, teksa shtoj se drejtuesit e klubit nuk pëlqyen afrimet e lojtarëve si Leao apo Theo Hernandez.

“Për Ibrën duheshin shumë takime, shumë konsulta, ndërsa më kontestuan për De Ketelaere, Leao, Bennacer dhe Theo nuk e pëlqenin.

Messi? Ishte i lirë pas Barcelonës, por mbeti vetëm një ide pasi Leonardo më tha që e kishte mbyllur me PSG, do të shkonte aty.

Pioli? Ai duhet falënderuar, por i kanë dhënë detyra të tjera që e bëjë atë të jetë gjithnjë e më shumë i vetmuar”, u shpreh Maldini

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit