Theo Hernandez është larguar nga Milano dhe kjo u konfirmua Rafael Leaos në rrjetet sociale, ku i thotë lamtumirë shokut të skuadrës.
“Vëllai im, shoku im i shumë betejave… kemi kaluar së bashku momente të bukura dhe të vështira, por ishte kënaqësi të ndanim fushën dhe dhomat me ty, vëllai im.
Të uroj gjithë fatin e botës në këtë fazë të re. Do të më mungosh shumë, sepse vit pas viti u bëre një person i rëndësishëm për mua.
Nuk duhej të mbaronte kështu, por jeta është e mbushur me sfida. Fat të mbarë në rrugëtimin tënd të ri – gjithmonë do të jem tifozi yt dhe yni! THEAO.”, shkruan ai.









