Klubi i Tiranës ka dënuar për herë të dytë Ardit Hilan, për momentin lojtari është i përjashtuar nga skuadra.
Që prej sfidës kundër Kukësit lojtari nuk stërvitet më me ekipin madje as nuk futet në dhomat e zhveshjes së Tiranës, ky është vendimi i klubit i cili brenda 1 muaj ka dënuar dy herë lojtarin nga Elbasani.
Siç është raportuar në sfidën ndaj Kukësit lojtari ka pasur debate të forta me drejtuesit e klubit, shkak është përplasja që ai pati me tifozët e Kukësit.
Raporte jo të mira janë parë dhe në raportin që lojtari ka me trajnerin, si në stol dhe në dhomat e zhveshjes.
Tirana ka marrë vendimin që lojtari do të mënjanohet nga grupi pikërisht para sfidës me Partizanin në derbi.
Futbollisti është jashtë planeve të Tiranës dhe në janar mund të largohet nga skuadra për një skuadër tjetër në Superiore.