Ministrja e drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka reaguar në lidhje me ngjarjen tronditëse të vrasjes së Liridona Murselit.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar dhe se kriminelët do të përballen me drejtësinë.
“Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë.
Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje.
Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë,” ka shruar Haxhiu.