-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Gjekmarkaj: Në kujtim të Ibrahim Rugovës

Kryesoret

Ikja e një Prijësi si Ibrahim Rugova i gërryen gjithmonë muret e historisë me vikamat që nuk gjejnë asnjeherë sherim, me nostalgjitë që nuk kanë kurrë të sosur, me ndoshtat e sikuret që bien si shi në çdo cep të hapesires shqiptare.

Gjithçka e tij u mungon shqiptarëve kudo që ata ndodhen, vizionet, urtesia, intelektualizmi, qendresa, ndikimi, fjala e doktrina e tij shpirterore.

Nuk i rishpikem më asnjeherë Gjergj Kastriotin, Pjeter Bogdanin ndoshta as Rugova nuk do të ketë të ngjashem. Kolosi i brishtë mbetet një. Thjesht Kombi ynë duhet të gezohet që e pat në një periudhë kur koha shqiptare percaktonte me gjasë fizionominë e vet per shekujt në vazhdim.

Ndoshta në këtë pervjetor të 79-të duhet të risjell në vemendje perkufizimin e At Zef Pllumit, një tjeter burri që i desh të vetet europianë, pro atlantikë, shqiptarë të beses e shpreses, tolerantë e të ditur.

“Ibrahim Rugova u sha e u luftue nga serbët, u sha e u luftue nga shqiptarët, u sha e u luftue edhe nga kosovarët e vet, por ai kishte si drejtim vetëm vizionin europjan. Kje trim e nuk çau kryet për kurrnji kritikë e të shame,sepse ai ishte ma i dituni e ma i urti i të tanve…”.

Kujtimi i tij mbetet një akademi e politikes, atdhedashurisë, etikes dhe identitetit europian të shqiptarve. Të qoftë e lehtë lendina Prijësi modern i shqiptarve. Me ty të gjithë u ndiem aksionerë në qyteterimin e madh perendimor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit