Arrestohet një tjetër anëtar i bandës së trafikut ku pjesë e saj janë Ervin Mata dhe djali i Erzen Breçanit, Eralb Breçani. Ai është Ismail Zeneli i arrestuar në Spanjë. Tashmë pritet që të nisin procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë.
Ismail Zeneli është personi që donte të vriste vëllezërit Nela në Angli për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe.
Ai komunikoi me shefin e policisë Dedan Gjoni, që i dha informacion jo vetëm për familjen dhe nënën, por edhe lëvizjet përmes sistemit TIMS.