Të tjera detaje tronditëse dalin nga vrasja e Liridona Murselit në Kosovë, mbrëmjen e 29 nëntorit.
Bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, autori i ngjarjes, Granit Plava dhe Kushtrim Nikolla u arrestuan si të dyshuar lidhur me vrasjen.
Përmes raportit 24 orësh, policia e Kosovës ka bërë me dije se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një makinë e cila është përdorur në krimin e rëndë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është kualifikuar si “Vrasje e rëndë”.
“VRASJE E RËNDË -Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë 29.11.2023 – 20:18. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ditën e djeshme, siç njoftuan mediet në Kosovë, autori i dyshuar i ngjarjes pranoi se bashkëshorti i Liridonës i kishte premtuar 30 mijë euro për vrajsen. 15 mijë euro ia kishte dhënë para krimit të rëndë dhe 15 mijë të tjera pas vrasjes.
Policia dhe Prokuroria e Kosovës dolën me një komunikatë të përbashkët ditën e djeshme dhe bënë me dije se kishin sekusetruar armën me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.
Burri pagoi 30 mijë Euro për ta hequr qafe/ Zbardhen detaje të reja nga vrasja tronditëse