-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdhi dita e shortit, Shqipëria gati të njohë rivalët në Europian

Kryesoret

Shqipëria do të mësojë sot se me cilat Kombëtare do të përballet në fazën e grupeve të Euro 2024.

Shorti do të hidhet në Hamburg të Gjermanisë në orën 18:00.

Deri më tani janë përcaktuar 20 skuadrat të cilat do të luajnë finalet e fazës së grupeve, të ndara në sipas vazove përkatëse, Gjermani e cila si vend organizator u kualifikua automatikisht dhe 3 ekipet të cilat do përcaktohen nëpërmjet fazës “playoff” që do të mbahet në mars 2024.

Ekipi i Silvinjos mbaroi ndeshjet kualifikuese në vendin e parë, dhe është pozicionuar në vazon e dytë, bashkë me kombëtare si: Danimarka, Hungaria, Turqia, Rumania dhe Austria, me të cilat nuk mund të përballemi në fazën e grupeve.

Në vazon e parë qëndrojnë Kombëtaret “Big” si : Gjermania, Franca, Spanja, Anglia, Belgjika dhe Portugalia.

Në të tretën: Holanda, Skocia, Sllovenia, Sllovakia, Kroacia dhe Çekia.

Ndërsa në vazon e katërt: Italia, Serbia dhe Zvicra deri tani, si edhe tri vendet e “playoff”-it.

Në 18:00 Kombëtarja së bashku me gjithë Shqipërinë do të mësojnë rivalët si dhe stadiumet në të cilat do të luaj.

Nëse bëjmë një parashikim grupi ideal bazuar dhe nga renditja e FIFA-s do të ishte: Gjermani, Shqipëri, Çeki dhe një nga 3 ekipet që kualifikohet me “Playoff”.

Ndërkohë e kundërta me një shorte si : Francë, Holandë, Shqipëri, Itali, do të quhej pa dyshim një grup “ferri”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit