Kërkesa e familjarëve u pranua dhe Liridona Ademaj do të rivarroset në fshatin e lindjes, në Rracaj të Gjakovës. Deri më tani janë arrestuar 3 persona për vrasjen e të resë, mes tyre dhe bashkëshorti Naim Murseli i cili është personi që porositi ekzekutimin e nënës së dy fëmijëve të tij. Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 Nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Fillimisht u raportua si grabitje që përfundoi në mënyrë tragjike, por pas rreth 48 orësh gjithçka doli në dritë. Personi që priti e përcolli njerëz ditën që Liridona u varros në Cërmjan, ishte autori i vrasjes. Naim Murseli është organizatori i ekzekutimit të gruas së tij, ndërkohë që Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë bashkëpunëtorë në krim.