-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Favorizonte trafikantët e drogës, pezullohet nga detyra nënkomisari i Fierit

Kryesoret

Është pezulluar nga detyra nënkomisari i policisë Fier, Taulant Islamaj, pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.

Nga çfarë raportohet Taulant Islamaj favorizonte trafikantët dhe tregun e drogës, duke mos arrestuar pikërisht shpërndarësit e lëndëve narkotike.

Për të është hapur një proces hetimi dhe i ndalohet të dalë jashtë vendit.

Njoftimi i policisë:

Fier – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masën shtrënguese “Ndalim për të dalë jashtë shtetit” dhe masën ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Nënkomisar T.I., me detyrë Specialist i Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në DVP Fier, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet rezulton se Nënkomisari ka kryer veprimtari kriminale në dëm të interesave të shtetit. Ai dyshohet se ka favorizuar shpërndarës të lëndëve narkotike duke mos i arrestuar, në rastet e flagrancës nga Policia e Shtetit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit