Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është paraqitur sërish në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij Teodhori Sollaku.
Më 14 nëntor Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari për falsifikim të formularëve, duke u marrë kështu si i pandehur.
Vendimi u mor vetëm një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ndërpreu mandatin Hajdari si kryebashkiaku për një dënim prej 4 muajsh në Greqi i konvertuar me një gjobë prej 1500 dhrahmi më shumë se 20 vite më parë.