Mëngjesin e sotëm mësohet se është ndarë nga jeta, mjeku i njohur dhe specialisti i shëndetit publik, Dr. Manush Thanasi.
I njohur nga të gjithë si mjeku i “Zebrave të Tironës” në vitet ’80, Thanasi ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.
Ai ka dhënë një kontribut shumë të madh në shëndetësi, pasi përveç se mjek, prej disa kohësh ka qene dhe drejtor i Drejtorisë së Higjenës dhe Epidemiologjisë Tiranë.
Vitet e fundit, ai ka qenë shumë aktiv dhe në media, ku herë pas here shfaqej në intervista të ndryshme dhe jepte këshilla shëndetësore për të gjitha moshat/ Abcnews