-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përgjimet e Thaçit, Veselit e Selimit, Haga: Do t’i ndjekim ata që i frikësojnë dëshmitarët

Kryesoret

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë tha se do të hetojë dhe do të ndjekë penalisht të gjithë ata që i frikësojnë apo ndërhyjnë te dëshmitarët, ose “ofrojnë mbështetje financiare apo të ndonjë forme tjetër për vepra të tilla penale”.

Reagimi i kësaj zyre u bë pasi trupi gjykues në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, ka miratuar pjesërisht masat e kërkuara nga prokuroria, që kufizojnë komunikimet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Kufizimi, sipas prokurorisë, u ndërmor si përgjigje për “kërcënimet ndaj integritetit të procesit”.

“ZPS-ja e ndërmori këtë hap si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, si dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët”, deklaroi ZPS-ja nëpërmjet një komunikate për media.

Sipas prokurorisë, tre të akuzuarit përdorën vizita jo të privilegjuara “për të shpërndarë në mënyrë të paligjshme informacione konfidenciale dhe, në rastin e Thaçit, për t’u dhënë instruksione vizitorëve në mënyrë të përsëritur që të kërkojnë t’i manipulojnë dëshmitë e dëshmitarëve”.

Kërkesën për kufizim të komunikimeve, prokurorja e specializuar e kishte drejtuar javë më parë, ndërsa trupi gjykues kishte marrë vendim të përkohshëm më 17 nëntor të këtij viti”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit