Katër persona janë arrestuar ndërsa 3 të tjerë janë në hetim në gjëndje të lirë lidhur lidhur me përplasjen e ndodhur dje në stadiumin e “Air Albania” pas derbit Tirana-Partizani
“Gjatë kësaj ndeshjeje është konstatuar se janë hedhur lëndë piroteknike, nga dy tifozëritë. Në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar, gjatë dhe pas kësaj ndeshjeje, janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariatet e Policisë, shtetasit që dyshohet se kanë hedhur flakadanë në fushë dhe që kanë ushtruar veprime të dhunshme.
Deri tani janë arrestuar 4 shtetas: D. A., 21 vjeç, R. M., 35 vjeç, Q. C., 19 vjeç dhe E. D., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, njëri prej tyre 14 vjeç, dhe R. B., 26 vjeç, G. X., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit J. S., 27 vjeç, dhe M. B., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.
Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të veprime të kundërligjshme të ndodhura gjatë këtij aktivitetit sportiv,” njofton policia.
Derbi Tirana-Partizani, përplasen tifozët pas ndeshjes, ndërhyn FNSH-ja