Dhjetëra qytetarë kanë ndezur qirinj në Prishtinë në kujtim të Liridona Ademaj, e cila u vra më 29 nëntor.
Vrasja e saj tronditi opinionin publik, sepse si i dyshuar për vrasjen e saj u arrestua burri i Liridonës, Naim Murseli.
Bashkë me të, të dyshuar janë dhe dy persona të tjerë.
Ajo u vra të mërkurën, më 29 nëntor, në fshatin Bërnicë të Prishtinës.
Fillimisht, u raportua se vrasja ndodhi gjatë një grabitjeje, por prokuroria dyshon se bashkëshorti i saj, Naimi, organizoi vrasjen, siguroi armën për vrasësin dhe premtoi 30 mijë euro shpërblim.










