-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të moshuarin e hoqën për 500 € dhe makinën, detaje tronditëse për vrasjen e dyfishtë

Kryesoret

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga rrëmbimet që përfunduan me vrasjen e dy personave në Maqedoninë e Veriut, mes të cilëve dhe një vajzë e mitur, e moshës 14-vjeçare. Të dyja rrëmbimet dyshohet se u kryen nga i njëjti grup në përbërje të të cilit ishin tre të arrestuarit Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski. I dyshuar në vrasjen e 14-vjeçares është dhe babai i saj, i cili ndihmoi rrëmbyesit me qëllim përfitimin e shumave monetare nga e ëma e vajzës.

“E lidhën dhe e futën në thes”, 14-vjeçarja u vra pak pas rrëmbimit! Roli i babait…

Koka e grupit është shpallur në kërkim dhe dyshohet se ndodhet në Serbi. Ai është Lupço Palevski, një personazh i njohur në Maqedoninë e Veriut, pasi është drejtuesi i një lëvizjeje pro-ruse. Sipas prokurorit të rastit Gavril Bubevski, arsyeja e vrasjes së 74 vjeçarit Pançe Zhezhovskit është për përfitime materiale.

Sipas tij grabitësve u duhej një makinë për të rrëmbyer 14-vjeçaren dhe për këtë arsyer rrëmbyen dhe vranë të moshuarin. “Pançe ka mbetur viktimë pasi kryerësit e vrasjes nuk kanë pasur veturë që të grabisin Vanjën, personin e dytë në këtë tragjedi”- ka thënë prokurori Bubevski.

Vetura e viktimës Zhezhovski, një Citroen i bardhë, është përdorur më vonë për të grabitur viktimën e dytë. Informacionet nga prokuroria në RMV informojnë se dyshohet se autori kryesor Ljupço Palevski dhe Panço Zhezhovski kanë pasur një konflikt për një borxh. Dyshohet se viktima i ka pasur autorit dhe 500 euro borxh./ Euronews

Babai dorëzoi vajzën me duart e tij? Gjithçka që dihet deri tani për vrasjen e dyfishtë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit