-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tronditet Maqedonia/ Flet vajza e viktimës së dytë: Paraja mori jetën e dy njerëzve të pafajshëm

Kryesoret

Me Vanja Gjorçevskën dje është gjetur i vdekur edhe Pançe Zhezhovski, 74 vjeçari nga Shkupi. Arsyeja e vrasjes së tij është e njëjtë si e 14 vjeçares Gjorçevska, shfrytëzim për para, përcjell Telegrafi Maqedoni.  Ka folur edhe vajza e viktimës, Zhezhovski, e cila ka thënë për Fokus se viktimat nuk janë njohur mes vete, edhe pse janë vrarë nga persona të njejtë.

“Ne nuk e kemi njohur vajzën personalisht. Unë tashmë nuk di asgjë pasi tashmë jam në stacion policor, dhe e di vetëm një gjë, se babai im ka vdekur dhe është varrosur. Arsyen e dëgjuar nga policia: shfrytëzim për para nuk e kuptoj aspak pasi babai im asnjëherë nuk ka qenë i pasur” thuhet në deklaratën e vajzës së viktimës së dytë.

Përndryshe, Zhezhovski është paraqitur si i humbur nga 24 nëntori dhe është gjetur i vdekur në rrethinë të Velesit, së bashku me vajzën që u mobilizua për ta gjetur e gjithë Maqedonia, Vanja Gjorçevska (14). Sipas Prokurorisë dhe MPB-së dy viktimat janë vrarë nga persona të njejtë.

FOTO/ Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares, një sipërmarrës i njohur dyshohet se iku në Turqi…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit