Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dhe prokurori i Prokurorisë Publike Shkup, Gavril Bubevski, do të mbajnë sot në mëngjes një konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me dy ngjarjet që tronditën opinionin publik.
Mes 5 presonave që janë të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska, e cila rezultoi e zhdukur prej 27 nëntorit është dhe babai i saj, shkruan media në Maqedoninë e Veriut.
Babai i 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, trupi i së cilës u gjet sot, pasi ishte shpallur e zhdukur më 27 nëntor, ishte në stacionin policor mbrëmjen e shkuar, njoftojnë nga Prokuroria, sipas Tetova Sot.
Prokuroria do të njoftojë më shumë detaje rreth rastit nesër./TS
Tronditëse! E rrëmbyen pranë shtëpisë, gjendet e vrarë 14-vjeçarja e zhdukur