Nga Brukseli nënkryetari i Komisionit Europian, Margaritis Schinas është treguar i rreptë dhe kritik ndaj qëndrimit të Shqipërisë për rastin e kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.
Ai vuri në dukje se deri më tani janë paraqitur 74 veto nga Greqia për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Asnjë kapitull i vetëm i anëtarësimit nuk do të hapet me Shqipërinë nëse çështja Beleri nuk zgjidhet. Miqtë tanë në Tiranë, mendoj se e nënvlerësuan dimensionin europian të kësaj çështjeje “ ka thënë Margaritis Schinas gjatë takimeve në selinë e Komisionit Europian.
Ai më tej shtoj se: “Shqiptarët janë ngatërruar shumë keq me këtë çështje dhe nuk do të dalin prej saj nëse nuk e zgjidhin”.