-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Tentoi të trafikonte kokainë, kapet 59-vjeçari në kufi, çfarë iu gjet në banesë

Kryesoret

Një 59-vjeçar është arrestuar në Bllatë, në kufi me Maqedoninë e Veriut, në kuadër të operacionit policor “Border”, vijim i megaoperacionit të koduar “Tempulli”.

Rami Çela ushtronte veprimtarinë e shpërndarjes së kokainës dhe në qytetin e Peshkopisë në afrësi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme.

Forcat operacionale kanë lokalizuar automjetin e dyshuar të 59-vjeçarit, i cili po qarkullonte nga qyteti i Peshkopisë në drejtim të PPK Bllatë dhe i janë vënë në ndjekje duke e mbajtur nën vëzhgim.

Në momentin që automjeti ka mbërritur në PKK Bllatë,  shërbimet Operacionale së bashku me shërbimet e Policisë Kufitare Bllatë,  kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në automjet, ku si rezultat kanë gjetur të fshehura dhjetra doza me lëndë narkotike kokainë.

Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti 7 pako me lëndë narkotike kokainë, në total rreth 710 gramë kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me një sasi parash, 2 aparate celular, 1 peshore elektronike dhe automjeti tip “Sharon”, në pronësi të 59-vjeçarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit