-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministrja gjermane: Serbia nuk mund të ulet njëkohësisht në 2 karrige

Kryesoret

Ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock si dhe homologia e saj sllovene, Tanja Fajon kërkojnë të promovojnë sa më shumë integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Nuk mund të ketë zona gri në Evropë”, tha Annalena Baerbock. “Në një kohë kur presidenti rus, i cili në çmendurinë e tij perandorake po sulmon jo vetëm Ukrainën, por edhe rendin e paqes në Evropë, duhet të jetë e qartë se ne mbrojmë këtë paqe”, tha ministrja e Jashtme. Këtë e demonstruan 55 shtetet në takimin e fundit të OSBE-së në Shkup dhe kjo vlen edhe më shumë për Bashkimin Evropian.

Gjithashtu ministrja ka folur edhe për Serbinë Në lidhje me sjelljen e lidershipit në Beograd ndaj BE-së dhe marrëdhënieve të ngushta me Rusinë, Baerbock tha: “Kur flasim tani për zgjerimin, është e qartë se nuk mund të ulesh njëkohësisht dy karrige”. Prandaj, bisedimet e anëtarësimit duhet të shoqërohen me një angazhim për paqen, sigurinë dhe vlerat brenda Bashkimit Evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit