Tirana tashmë zyrtarisht ka ndezur dritat e festimeve.
Sheshi “Skënderbej” është kthyer në një “arenë festive” ku dhe është ndriçuar nga bredhi i Vitit të Ri.
Ceremonia nisi me këngë festive dhe vijoi me fjalën nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili i ftoi të gjithë të mbajnë “ndezur” dritën e mirë brenda vetes, për të çuar përpara punë të mira për familjen dhe vendin.
Sheshi “Skënderbej” ka ndryshuar komplet pamjen e tij duke sjellë më së miri atmosferën festive të fundvitit.