Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar i cili është kapur me 1 kilogram kokainë.
35-vjeçari shqiptar u arrestua në Pistosias të Italisë teksa po udhëtonte me makinën e tij.
Policisë italiane iu dukën të dyshimta lëvizjet e shqiptarit për këtë arsye e kontrolluan dhe e ndoqën teksa arriti në shtëpi.
Brenda xhepit të majtë të xhaketës, 35-vjeçari fshihte afërsisht 1200 gram kokainë, të ndarë në 4 blloqe. Përveç lëndës narkotike, ai kishte edhe 1000 euro para të gatshme.