-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

600 të burgosur përfitojnë nga amnistia, Manja deklaron kategoritë

Kryesoret

Ministri Ulsi Manja deklaroi se ka dorëzuar në Kuvend projektiligjin për amnistinë e të burgosurve.

Ai ka deklaruar se nëse kjo amnisti merr pëlqimin e deputetëve, do t’u japë mundësinë 600 të dënuarve që të kalojnë festat me familjarët.

Sipas ministrit dy kategoritë që përfitojnë më së shumti janë gratë dhe të miturit.

“Përfitojnë rreth 600 të dënuar, që do të kenë mundësi të kalojnë festat pranë familjarëve. Projektligji do të ndjekë procedurën, dhe pasi të marrë votën e deputetëve do të komunikojmë edhe më Presidentin që të ketë një dhënie të pëlqimit paraprak. Janë gratë dhe të miturit qe do të kenë një mundësi që t’i kthehen rehabilitimit”, tha Manja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit