-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Artan Fuga: A po bëhet injoranca një dukuri gjinore?

Kryesoret

Që kemi një problem të madh në burrat, meshkujt, a si të doni thuajeni, kjo nuk ka diskutim. E them në raport me gratë, vajzat, femrat, si të doni!

Mua më duket se padija, injoranca, deliri, futjakoti, amatorizmi, mungesa e kulturës, dembelizmi mendor, llogjet, etj., po bëhen gjithnjë e më shumë një dukuri mashkullore, dhe dija, kultura, mençuria, etj., po bëhen gjithnjë e më shumë femërore.

Se përse ndodh hajde ta bisedojmë kur të doni por fakti mbetet.

Kam nja njëzet vjet që e konstaToj si fakt demografik në arsimin e lartë sepse në baNgat e universiteteve shpesh raporti ndodh që është edhe dhjetë vajza dhe një djalë.

Mos ka ardhur koha që të vjelim rezultatet e kësaj pabarazie? Mos femra është bërë më e mençur, e kulturuar sesa burri! Për mua po!

M’u kujtua kjo gjë kur po shihja disa të dhëna anketimi kryer nga një agjenci shumë serioze emrin e së cilës ende nuk jam i autorizuar ta jap, por mund të them që bën pjesë në Universitetin e Tiranës:

Sa rrinë burrat në kafene dhe gratë?

Thonë se rrinë “shumë” dy herë më tepër burrat se gratë!

Rrini rrini nëpër kafene! Yttttt! Merreni me llogje si gratë! Gratë në fakt ju kanë lënë targën!

Sa lexojnë burrat libra dhe sa lexojnë gratë? Nja tre a katër herë më shumë gratë dhe vajzat e interesuara për librin se burrat.

Shihni shihni sport gjithë ditën! Gratë ju shohin si trapa të fiksuar pas golit!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit