-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK pezullon prefektin e Kukësit: Abuzoi me tenderin e naftës

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pezulluar nga detyra Prefektin e Kukësit, Granit Gjana, i cili akuzohet për shkelje të barazisë në tendera. Gjana në kohën që ishte zv/kryetar i Bashkisë Kukës, krahu i djathtë i Safet Gjicit, me kompetencat e deleguara si titullar i Autoritetit Kontraktor Bashkia Kukës dyshohet se ka abuzuar me një tender për furnizimin me naftë. Konkretisht pengoi një kompani të merrte pjesë në garë.

“Ky shtetas me mosveprimet e tij, e konkretisht mospaisjen në kohën e duhur me Autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “U. C” shpk, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit, e ka penguar OE-në të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21.000.0000 lekë, të organizuara nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023.

Për pasojë shtetasi nën hetim Grabit Gjana ka dëmtuar interesat e ligjshëm të personit juridik “U. C.” Shpk, duke e penguar këtë subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit të mësipërm” thotë SPAK-u. Për këtë arsye është pezulluar me vendim gjykate duke “u ndaluar plotësisht në ushtrimin e detyrës pranë Prefekturës Kukës” thotë SPAK-u.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit