4 shqiptarë janë vënë në pranga në Itali për shkak se nga hetimet e kryera rezulton se ata kanë vjedhur dhjetëra banesa.
Të arrestuarit janë të moshës 30, 32, 34 dhe 41 vjeç.
Ata janë gjurmuar duke vjedhur banesa kryesisht në zonat e Paderno Dugnano, në provincën e Milanos, Varedos dhe Limbiate dhe janë përgjegjës për vjedhje të kryera dhe në tentativë në provinca të ndryshme të Lombardisë.
Hetimi paraprak filloi për shkak të vjedhjes së një makine të cilën banda e përdorte për aktivitetin kriminal.