-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prapaskenat/ Avokatja: Burri doli zbuluar para se të varrosej Liridona

Kryesoret

Avokatja, Fehmije Gashi deklaroi se Policia e Kosovës, ka qenë në dijeni që Naim Murseli ka porositur vrasjen e bashkëshortes, para se të kryhej varrimi në fshatin Cernjan të Gjakovës. Mirëpo, Gashi tha se në mënyrë që të respektohej ceremonia e varrimit të së ndjerës, Prokuroria kishte urdhëruar që arrestimi i Murselit të kryhej më pas.

Mos të harrojmë që tanimë teknologjia informative është më e avancuar. Kohët e fundit kanë qenë kamerat, antenat, është teknologji shumë më e sofistikuar. Ata i kanë kapur ato indicet e para, mandej i kanë quar deri tek arrestimi i Plavës, personi i cili e ka ekzekutuar të ndjerën, e mandej ai e ka pranuar në tërësi.

Policia veç ka qenë në dijeni dhe në bashkëpunim me prokuroren para se të bëhej varrimi itë ndjerës, në fshatin e bashkëshortit të saj. Mirëpo, ka qenë urdhër i Prokurorisë që derisa të kryhet varrimi, të mos ndodhë arrestimi në mënyrë që të respektohet ceremonia e varrimit. Por, hetuesit kompetentë të cilët kanë planifikuar arrestimin, kanë qenë pjesë e varrimit”, deklaroi Gashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit